Gruja e cila dhunohej dhe monitorohej me kamera nga bashkëshorti i saj është pajisur me urdhër mbrojtje.
Një dosje voluminoze është referuar në prokurorinë e kryeqytetit ku përveç deklarimit të gruas dhe nënës së saj janë dhe materialet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë që vetë dhunuesi i kishte montuar brenda banesës.
Ndonëse autoritetet po vijojnë hetimin e rastit iniciuar nga kallëzimi i gruas kjo e fundit përpiqet ta relativizojë dhunën. E kontaktuar nga Top Channel gruaja e ka konsideruar ngjarjen një zënkë të momentit.
Gruaja: Nuk ka qenë ndonjë gjë kushedi se çfarë
A jeni dhunuar ju zonjë?
Gruaja: Jo, pastaj se çfarë bëhet në familjen time, s’ka nevojë të ndërhyjë media. Kamerat i kam vendosur vetë
Pse i vutë kamerat?
Gruaja: Është puna ime moj, për qejf i kam vënë. Ça bëj në shtëpinë time është puna ime
A ndihesh e kërcënuar?
Gruaja: Jo, asnjë lloj kërcënimi
Çfarë marrëdhënie keni pasur ju me të?
Gruaja: Shumë të mirë
Po pse e denoncuat pra?
(Mbyll telefonin)
Por ndryshe nga sa thotë publikisht, para hetuesve gruaja ka treguar se bixhozi, dhe përdorimi i lëndëve narkotike nga i shoqi prishën marrëdhëniet mes çiftit dhe i futën në borxhe. Një ndikim patën dhe familjarët e të shoqit.
duke i ndjekur si paparcet keto viktima media nuk ben gje ttjeter por vetem sa dekurajon viktima te tjera te dalin e te denoncojne...aq dini aq beni
Gazetaria dhe televizionet e shqyen familjen shqiptare kto 30 vjet , e sfumuan fare .