Denoncoi se u kërcënua me jetë dhe KLGJ i siguroi mbrojtje, merret e pandehur gjyqtarja Arnisa Këlliçi, letrën e kishte shkruar vetë

7 Shkurt 2024, 13:50Kronika TEMA
Denoncoi se u kërcënua me jetë dhe KLGJ i siguroi mbrojtje,

Prokuroria e Tiranes ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa  Këllicin për “Kallëzim të rremë” dhe “Falsifikim dokumentesh”.

Përmes një letre të publikuar më datë 20 janar, gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, pretendoi se mori kërcënime ku përmendeshin fëmijët dhe familja e saj nga persona të panjohur.


“E dashur Arnisa. Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta! Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë. Me respekt!”- thuhej mes të tjerash në letrën e publikuar.

Duke u vunë në lëvizje nga ky kërcënim KLGJ miratoi më datë 22 janar urdhër-mbrojtje për gjyqtaren dhe familjen.

Por ekspertiza e kryer nga prokuroria e Tiranës zbuloi se letra ishte shkruar nga vetë gjyqtarja me qëllim që të përfitonte diçka që nuk i takonte, si urdhri i mbrojtjes.

“Ndër të tjera, kallëzuesja ka shpjeguar se në datën 20.01.2024 rreth orës 11:00, ka shkuar në zyrë pasi kishte një seancë gjyqësore, me objekt, shuarje mase sigurimi. Në momentin që ka hyrë në zyrën e saj, në tavolinën e saj të punës mbi dosje, ka gjetur një zarf dhe brenda tij ishte letra e cituar më sipër, të cilën pasi e ka lexuar, e ka futur në kasafortë. Për këtë letër nuk ka asnjë të dhënë tjetër apo dyshime, por është ndjerë e trembur, sepse janë perdorur emrat e fëmijëve të saj.

Në funksion të hetimeve paraprake për sa është kallzuar, nga ana e organit të prokurorisë janë kryer hetime intensive me qëllim sigurimin e provave të ngutshme sikurse administrimi i pamjeve filmike pranë gjykatës, marrja në pyetje e personave, marrja e modeleve të lira dhe eksperimetale, kqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerja e ekspertimeve dhe në përfundim është arritur në konkluzionin, referuar rrethanave dhe aktit të ekspertimit grafik, se letra objekt hetimi, është shkruar nga vetë kallëzuesja shtetasja A. K.

Në këto kushte, nga ana e organit të prokurorisë është çmuar, se ka prova që krijojnë dyshim e arsyeshëm  për t’i atribuuar kësaj shtetaseje veprën penale të “Kallëzimit të rreme” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, duke proceduar me marrjen si të pandehur për këtë vepër penale.

Gjithashtu, po në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, është administruar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkesa për mbrojtje e datës 20.01.2024, dërguar nga gjyqtarja A. K, duke vënë në lëvizje këtë institucion, i cili në datën 22.01.2024, ka vendosur, ruajtjen fizike të magjistrates A. K. dhe familjes së saj, për një periudhe 3-mujore.

Në këto kushte, rezulton se kjo gjyqtare, ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të dhëna me përmbajtje të rreme, me qëllim marrjen e përfitimeve të cilat, nuk i takojnë.

Sa më sipër, nga ana e organit të prokurorisë është vendosur marrja si e pandehur e shtetases A.K., edhe për kryerjen e veprës penale “Falsifikimit të dokumeteve” të parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Për faktet e mësipërme, është vënë në dijeni edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor sipas ligjit.

Njëkohësisht, referuar parashikimeve të neneve 78 dhe 84 të Kodit Procedurës Penale, nga ana e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është vendosur shpallja e moskompetencës dhe kalimi i akteve pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ndjekje të mëtejshme”, thuhet në vendimin e prokurorisë së Tiranës.

11 Komente

  1. p
    popull

    Dhe hajde prit drejtesi nga keta qelbesira

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjin Gjoni

      Ah o Zot! Ku rrojme dhe ku shpresojme.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Juristi

        Direkt tani ne gjykatën e lartë e meriton

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sara

          te jete kaq idiote valle?!!!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Ropt

            Ai vënd ësht kalbur qysh në mentalitet . Vutja tja fusim kujdo. Popull I lodhur që Tirana ju duket kryeqytet. Kan 33 vjet që Han e pin në kuŕriz tuaj e vjedhje pa fund ju jeni gati tu posht ballkonit. Sot te ballokini salimutajt. Nesër te ballkoni bojaxhiut.. deri dje qanit posht ballkonit të hales së qoftelargut , se kto ngjarje vetëm në Shqipri nďodhin. Rrini prisnì nga bota që tju pastrojn shpin , mortja që se ha salimutajn se nga drejtësia me kta plera gjykatsa do rrojn edhe 1mij vjèt e gjëmb në këmb si hyn. Ja shikoni FULLANI vodhi miliarda e sot ha e pi per qejf.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tetovari2

              E harove A.Dhallën!

              Përgjigjjuni
            2. A
              Angjelini

              E ka kaluar vetingun kjo shtriga? Nese po, athere te na rroj pasteria e Vetingut.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Moisi Golemi

                Këlliçët e Saliut.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Amerikani

                  Mos eshte e dinastise Kellici dhe kerkon vemendje e te perfitoje kushte me te mira dhe rritje ne karriere.Gjoja sikur un jam e paster dhe nuk jam e korruptume. Taman si Kellici i cili furnizohet me lajme nga Ahmeti me demek se un jam i pa korruptuar dhe i denoncoj keto skandale. Por ja mbylli gojen Batoni qe i tha kujdes se edhe ti nuk je pa gje dhe mos te dali emri ne ndonje afere. Edhe kete e pasken kapur me presh ne duar dhe te marri denim maksimal deri ne heqjen e licenses.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mos u ankoni se so vijë gjenerata tjeter gjyqsore,

                    Përse nuk është “ thelluar” prokuroria në hetim…haaaa. Gjyqtarja në fjalë nuk ka faj…fajin e ka shoqja e saj që kapi mesazhet e gjyqtares me burrin e saj haaaaa Kjo thjeshtë gjeti njëmmënyrë që të mos diskretitohej në ambjetet e punës haaaa Prokuroria duhet të marri të pandehur edhe atë burrin e shoqes si të paaftë për të mbajtur daahnore

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Andi

                      Hajde Pith Belege,Hajde.Moj Rehat nga Trute:Po cpate moj e shkrete:Zanati te iku:Pare nuk do marresh ne:Po ti hyne tamam dhe ne Burg shkone per Mashtrim.Megjithese kur nuk Bon Burg Salianji,qe eshte Denuar 1,5 vite dhe bon si Trim ne parlament,do bosh Ti?Ju qe keni ngel ne Shqypni te Dhisni Gazit duke Qesh.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje