Vrasja e Martin Canit: Dalin pamjet kur Mario Përlleshaj e ndjek me thikë 14-vjeçarin

10 Qershor 2025, 12:30Kronika TEMA
Vrasja e Martin Canit: Dalin pamjet kur Mario Përlleshaj e ndjek me

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve përfundoi në një tragjedi.

14-vjeçari, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e ngjarjes. 

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini. Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

*KUJDES! PAMJE TË RËNDA

 

 

6 Komente

  1. E
    Edi

    Hiqini urgjent pamjet!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fierak

      Është një mësim i mirë për adoleshentët tanë, që tu largohen cepave dhe situatave të tilla. Nëse nuk e kuptojnë ata këtë rrezik, nuk ka zgjidhje.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjakove

        Si more mesim! Nga cepat e qoshet s‘vjen rreziku por nga prinder e shoqeri monstra qe pjellin stermonstra. Tere fisin ne pushkatim se ndryshe s‘ka zgjedhje ky popull degjenerate.

        Përgjigjjuni
    2. M
      Miri

      Vrasje me paramendim!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Messerschmitt

        gjakdhjere nuk nxirren keto viedeo online...!!!!!!!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. S
          Scorpion

          Kalamajte zihen cdo dite, shahen, shtyhen, pajtohen, grushtohen....Kur sheh si ecin serbes duket si sherr i zakonshem. Ky robqiri ka shkuar me thike, me paramendim. Ky shkerdhata vec trim nuk eshte, as karakter nuk ka, thjesht nje vemje qe nuk i hy ne pune shoqerise.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje