Gara për kreun e BKH - Nga Gledis Nano te Haki Çako, SPAK publikon emrat e kandidatëve

10 Qershor 2025, 12:05Kronika TEMA
Gara për kreun e BKH - Nga Gledis Nano te Haki Çako, SPAK publikon

SPAK publikon emra e 13 kandidatëve për kreun e BKH.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:

Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni

Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

4 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Totalisht turkoshake, perfundimi: zerro! Nuk behet stani/shteti me lepuj/korrake sunite or shiite...... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buildet

      Jon Keta, një dinjitoz, me karakter, i pakorruptuar, profesionist si pak kush.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhambazi

        Haki cako su ngop ky qen bir qeni ? Gledis Nano ? Te deshtuarit apo lolot e politikes

        Përgjigjjuni
        1. c
          ccc

          Hakiu eshte nje fodull, medioker, mendjemadh! Nuk e kam me te thene.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje