VIDEO/ Qëlloi me kallashnikov për të kërcënuar të vëllain pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë

10 Qershor 2025, 10:39Kronika TEMA
VIDEO/ Qëlloi me kallashnikov për të kërcënuar të

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar me automatik në ajër për të kërcënuar vëllain e tij, pasi i dhunoi të bijën.

Në pranga ka rënë edhe vëllai i tij, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit. Të arrestuarit janë identifikuar si Mazllam dhe Adem Marku. 

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent).

Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit.

Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. B
    Bato

    Kurre skan per tu bere njerez keta shpellaret.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje