Përfshihet nga flakët banesa në Berat, zonja e shtëpisë pëson djegie! Shkak dyshohet rrjedhja e gazit

9 Qershor 2025, 15:11Kronika TEMA
Përfshihet nga flakët banesa në Berat, zonja e shtëpisë

Një zjarr ka rënë sot në një banesë në Qafën e Kalasë në qytetin e Beratit.

Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë, Ëngjëllushe Kokoshi, ka pësuar djegie të lehtë në këmbë.

Burimet bëjnë me dije se ajo është transportuar në Spital ku dhe po merr mjekim të specializuar, ndërsa raportohet se zjarri është vënë në kontroll nga zjarrfikësit.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë rrjedhja e gazit nga soba.

 

Lini një Përgjigje