Denoncimi i babait: 40 vjeçari më ngacmon seksualisht vajzën, s’kam besim te policia, autori ka familjar në struktura

20 Janar 2025, 21:16Kronika TEMA
Denoncimi i babait: 40 vjeçari më ngacmon seksualisht vajzën,

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një të miture nga fshati Grykë i Fierit. A.M ankohet në emisionin Fiks Fare se një zotëri rreth 40 vjeç i ka ngacmuar vajzën minorene seksualisht.

Ai tregon se vajza e tij shkon nga fshati Grykë deri në Fier në shkollë, ku ndjek vitin e parë gjimanz, por që të shkojë dhe vijë deri në fshatin më të afërt shkon në këmbë dhe pastaj merr urbanin.

Sipas A.M nga momenti që vajza ka zbritur nga urbani për të ardhur në shtëpi , 40 vjeçari e ka marrë dy herë me makinë dhe e ka sjell për në fshat, madje pasi e zbret nga makina në fillim të fshatit ai e ndjek me makinë nëpër rrugica.

A.M thotë se shkova të ballafaqohem me të, por ai më goditi, për këtë arsye kanë shkuar dhe në komisariat ku edhe vajza edhe autori i dyshuar kanë dhënë dëshmitë e tyre.

“Vajza nuk tregon çfarë ka ndodhur, më lajmëroi dikush nga fshati se vajzën ma sillte ai me makinë” thotë babai.  Sipas tij vajza rri e heshtur dhe nuk tregon çfarë ka ndodhur. “Dua të dali e vërteta çfarë ka ndodhur me vajzën se ajo nuk tregon asgjë, te policia nuk kam besim sepse autori ka familjarë në strukturat e policisë”-shprehet ai.

Në një bisedë me gazetarët e Fiksit e mitura tregon se 40 vjeçari e ka marrë dy herë në makinë. “Unë hipa në makinë se është nga fshati dhe thashë do jetë shok i babit, por ai kishte qëllime të tjera, sepse herën e dytë që më mori në makinë më kërkoi numrin e telefonit, madje më tha meqë nuk ke ta blej unë” thotë e mitura.

Në bisedë me gazetarët e mitura sqaron se këtë individ e shihte çdo mëngjes në rrugë ku shkonte për shkollë dhe çdo pasdite, madje ai gjithmonë i fliste. “ Herën e dytë kur më mori me makinë, ai pasi më zbriti më doli para te rrugica tjetër dhe unë nuk e vazhdova rrugën për shtëpi  derisa dëgjova zhurmën e makinës që u largua”-tregon 16 vjeçarja.

Gazetarët e Fiksit kërkuan përgjigje në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për rastin. Madje ngritën pyetje konkrete për këtë institucion nëse autori i dyshuar ka familjarë të punësuar në strukturat e policisë? Pyetje e cila mbeti pa përgjigje. Policia sqaroi se Prokuroria Fier po heton për veprën penale “Ngacmim seksual” edhe pse e mitura sipas tyre ka thënë se nuk është ngacmuar seksualisht.

5 Komente

  1. K
    Kur do zhduken keta

    Oh cfare shteti ke bere mor surrat djall mor pleh qe nuk u ngope 27 vjet me pushtet.Ke fut ne shtet gjithe patronazhistet dhe sherbetoret e klanit sektit te ndyre. Ky katnar Fieri duhet te rripet i gjalle. Po babai? Diteziut i mbetet vetem me e heq qafe dhe te lere kalamajte rruges, se eshte ne piken ku nuk mban me asgje

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      Ti cqihet verra turkoshakut pedhofilo.....

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Kapeni more kete shkerdhate dhe rraseni mbrenda. Donka mish te fresket ky maskara. O rraseni brenda ,ose familja e vajzes ti heqe nje tegel dhe ta heqe nga defteret e gjendjes civile. Ptu bastard!

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          O nënë o nënë se çfare shoqrije privet-Turke-otomanë që jemi, bashkë me gjith shtetin që kemi. Në Shqiprie, nuke kemi besim as tek policija as tek morali i individit.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosta

            Far e keqe

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje