Pastruesja Rozeta Dobi, e dënuar për vjedhjen e parave në shtëpinë e ish-zyrtares, Aldo Klosi ka dëshmuar ndër të tjera edhe për unazën, të cilën eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, pretendoi se i është vjedhur nga Dobi gjatë kohës që ajo punonte si pastruese në banesën e tij.
Karamuço tha se e kuptoi që kishte rënë pre e grabitjes në momentin që djali i Rozeta Dobit, Havier Dobi doli para gjykatës për masë sigurie dhe ky i fundit kishte veshur bluzën e djalit të tij.
“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj, aty kemi kuptuar që është vjedhur dhe një bluzë në shtëpinë tonë. Ishte bluza e djalit dhe ai ma çoi me foto, më tha: “O ba kjo është bluza ime tha”. I thashë lëre.
E kishte veshur aty kur po merrte masën e sigurisë. I thashë lëre bluzën se do thotë “e kam blerë në dyqan” dhe nuk do t’ia dish dot. S’do t’ia dalim dot ta marrim bluzën mbrapsht. Mbylle këtë histori i thashë njëherë e mirë. Dhe nuk u morëm më.
Unë e kam kërkuar unazën diku në shtator të vitit 2022, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza. Filloi edhe një debat në shtëpi: “Ku e ke unazën”. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë.
Do bëja një status dhe do të thosha se “pastruesja që desh më ndau nga gruaja”. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj (Rozeta Dobit). Vajta bëra një deklarim në polici që e njihja si send. Ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht” u shpreh eksperti më shumë se një vit më parë.
Por pastruesja ditën e sotme është shprehur se ajo nuk ka asnjë lidhje me unazën e Karamuços.
“Unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços”, është shprehur Rozeta Dobi.
Cdo zyrtar me sherbetore?! Ku jemi ne Indi?! Zyrtaret e Indise as kurrizin nuk e krruajne vete....njoh ne amerike me qindra shqiptare...kane shtepi e jo apartamente dhe pastrojne e lajne vete nenat e grate ....kaq per moralin e ketyre hajduteve... keta jane me hajdute se Dobi.
Po padyshim moj "Lindia" kur profesor te kriminaistikes sot jane Kara dhe Muco"qe po ti ndigjosh ose ti testosh keto mostra vetem profesionin qe ushtrojne mud te mos iua permendesh!Keta tipa japin dhe leksione !Desh e ka ndare nga nusja deklaron Kari i Mucos.
Po per emrin dhe mbiemrin e paster grek Evripidhis Skandalidhis ke ndonje mendim qirie beu?
Këtij Ekspertit i ka humbur Unaza ?, ndoshta një ditë i humbet edhe Mbiemri të cilin e ka siç është edhe vetë Car me Syze ose Shqip, " Car i bërë Synet ", Mender Eksperti .
A mashtrusen beson o Mero
Ky eshte ka..I muços,kokerr mashtruesi
Kjo ska lidhje me unazën se gjërat ju ngjisnin vetë, kjo do rrahur jo ta mbash me bukë.
si "muhabete grash" tek shkallet e pallatit... supe me lakra!