Dëshmitar për koncesionin e sterilizimit, SPAK thërret ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani

17 Gusht 2023, 10:09Kronika TEMA
Dëshmitar për koncesionin e sterilizimit, SPAK thërret

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ish-ministrin e Financave Shkëlqim Canin dëshmitar për koncesionin e sterilizimit. Ish-ministri do të pyetet në lidhje me këtë koncesion që ka çuar disa persona në pranga.

Thirrja e Canit lidhet me një shkresë të firmosur nga ana e tij në vitin 2015, ku Cani pas shkëmbimit të të gjithë praktikës me Ministrinë e Shëndetësisë, pati fillimisht një hezitim për miratimin e këtij koncesioni, pasi do të duhej të argumentohej se pse ishte zgjedhur koncesioni për sterilizimin dhe jo prokurimi i zakonshëm sikurse kishte ndodhur në raste të tjera.

Në atë kohë, ish- ministri i Financave, Shkëlqim Cani paralajmëroi rritjen e kostove përtej tavaneve buxhetore dhe i kërkoi ministrisë së Shëndetësisë të kishte kujdes sa i përket tejkalimit të këtyre afateve.

Më pas Cani sipas dokumenteve të kohës rezulton se e miratoi kontratën koncesionare me kushtin që financimi i projektit të respektonte limitin buxhetor të parashikuar për këto shërbime.

SPAK lëshoi në total 8 urdhër arreste, për dy prej të cilëve masat e sigurisë janë ekzekutuar.

Konkretisht u bë arrestimi i ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Lini një Përgjigje