Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin pas sherrit në lokal, lihet në burg Dorjan Dema

16 Gusht 2023, 17:10Kronika TEMA

Vrau me kaçavidë 26-vjeçarin pas sherrit në lokal, lihet

Gjykata e Dibrës  ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 30-vjeçarin Dorjan Dema, i cili vrau me kaçavidë gjatë një konflikti 26-vjeçarin Dritan Manjani.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.

Konflikti mes këtyre dy shtetasve agravoi deri në përdorimin e armëve të ftohta (kaçavidë) dhe për pasojë 26-vjeçari humbi jetën.

Pas një sherri në lokal mes dy të rinjve, viktima ka shkuar në banesën e tij, por autori i dyshuar e ka thirrur që të dalë jashtë banesës.

Kur Dritan Manjani ka dalë jashtë, ai është goditur me thikë nga 30-vjeçari dhe plagët kanë rezultuar fatale për jetën e tij.

26-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mbijetuar dot. Ndërsa autori, i cili u arratis, u kap mëngjesin e së martës (15 gusht).

 

Lini një Përgjigje