Një punonjës policie ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, ndërsa disa persona po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.
Polici i cili ndodhej jashtë shërbimit kur ka parë konfliktin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e tij. Por është qëlluar me thikë nga një 60-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Himarë/Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.
Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Th. M., 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.
Shtetasi Th. M. pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.
Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
Aresyeja eshte e thjeshte sepse policet barkederra nuk jane te trajnuar dhe te perzgjedhur!Ata jane si postieret por me uniforme blu!Jo me larg se dje shikoni videon pertentative rrembimi te nje keqebersi per nje automjet dhe nderhyrrja e dy policeve barkederra te le shume per te deshiruar nga ana prfofesionale!Ndaj dhe "ministrat" zgjidhen barkederra!Duke patur kete preçedent padfyshim qe do kemi edhe ngjarfrje te tilla ndaj uniformave blu!