
Personi që shkaktoi të shtënat me armë në Sarandë dyshohet te jete Klaudio Qendro, 23 vjeç banues në Delvinë, i arrestuar në nëntor 2021 për “Vjedhje me dhunë” të një dyqani.
Qendro, i cili po drejtonte mjetin BMW Seria 5 ka qenë duke luajtur me një armë që mbante me vete.
Në vendngjarje ka mbërritur policia shkencore, ku ka rrethuar mjetin e cila është braktisur në mes të rrugës.
Sipas policisë i riu ka bërë qitje të pavullnetshme dhe nga frika ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap nëpër lagjet e qytetit.
Ai është arrestuar pak më vonë nga uniformat blu, ndërkohë që vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.
Lini një Përgjigje