U gjet i vrarë me plumb pas koke, identifikohet ekzekutori i shqiptarit

14 Gusht 2023, 21:40Kronika TEMA
U gjet i vrarë me plumb pas koke, identifikohet ekzekutori i shqiptarit

Mediat greke e kanë cilësuar si një thriller vrasjen e 51-vjeçarit shqiptar Aleksandër Zakës, i cili u gjet i vrarë me plumb në kokë në banesën e tij në ishullin e Salaminas në Greqi.

Shqiptari u gjet i ekzekutuar me plumb në pjesën e pasme të kokës, teksa qëndronte i ulur në një karrige në oborrin e banesës së tij.

Autoritetet greke kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe kanë nisur punën për arrestimin e tij.

Dyshohet se autori ka qëndruar më parë në banesën e viktimës, raporton Protothema.

Viktima nuk rezulton me precendentë penal dhe mësohet se kishte rreth 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

Mbeten mister motivet e këtij krimi të rëndë që tronditi ishullin grek. Policia po vijon punën për kapjen e autoit dhe zbardhjen e plotë të asaj që ka ndodhur.

Lini një Përgjigje