VIDEO/ Me duar në xhepa dhe i qetë, dalin pamjet e të riut që arratiset pak pas djegies së Ferrarit të Noizyt

14 Gusht 2023, 12:11Kronika TEMA

VIDEO/ Me duar në xhepa dhe i qetë, dalin pamjet e të riut

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur autori i dyshuar i djegies së makinës së Noizyt largohet me qetësi nga vendi i ngjarjes.

Zjarrvënia u regjistrua pak ditë më parë, ndërsa sot është konfirmuar lajmi nga BalkanWeb. BW ka siguruar pamjet ku i riu Siar Konti, kishte udhëtuar nga Vlora drejt Durrësit për të kryer misionin e tij për të cilën thuhet se kishte marrë 2 mijë euro nga një tjetër këngëtar.

Sapo i ka vënë zjarrin makinës luksoze me vlerë gati 300 mijë euro, ai është larguar i qetë me duar në xhepat e xhupit, pa nxituar aspak.

Kamerat e bizneseve në rrugë kanë qenë ato që e kanë kapur mat të riun, i cili ndodhet tashmë pas hekurave ndërsa ka rrëfyer krimin. Ai në dëshminë e tij para policisë tha se ishte paguar nga këngëtari Kleviol Ahmetaj, i njohur me emrin e artit Cllevio, një kundërshtar i përbetuar i Noizyt me të cilin ka pasur disa konflikte.

 

1 Komente

  1. E
    Eri

    Robqim legen, njejte si Klevioli e langaraqet e tjere te TikTokut qe jane llumi i shoqerise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje