Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit përfundon në spital

14 Gusht 2023, 09:20Kronika TEMA

Në burg për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i

Ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci ka përfunduar në spital pas problemeve shëndetësore të shfaqura.

Ai ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër gjatë kësaj kohe, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Gjykata e Posaçme ka lënë më 14 korrik të pandryshuar masën e sigurisë për ish-kryetarin socialist të bashkisë se Fushe Arrëzit, Fran Tuci.

Tuci u arrestua me urdhër të SPAK-ut me akuzën se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 234 milionë lekë me tenderin e një rruge.

Dhe për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë teksa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar.

Sipas SPAK, Tuci akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Tuci gjatë kohës që ka qenë kryebashkiak ka lejuar, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

 

2 Komente

  1. L
    Loku

    SPAK merret me rrugen e fshatit IBALL ne Puke? Veper e rende penale se bene rrugen e fshatit ca fshatare! Drejtesia e re europiane burgos K/bashkiakun? A ka deshtim me te madh te drejtesis qe presim?

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loku

      SPAK merret me rrugen e fshatit IBALL ne Puke? Veper e rende penale se bene rrugen e fshatit ca fshatare! Drejtesia e re europiane burgos K/bashkiakun? A ka deshtim me te madh te drejtesis qe presim?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje