Shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes, ish-efektivi Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës

14 Gusht 2023, 14:49Kronika TEMA

Shoqëronte Ervis Martinajn para zhdukjes, ish-efektivi Jeton Lami apelon

Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. Ky i fundit në argumente shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës.

Kjo vepër penale i është atribuar për shkak së ai shoqëronte shume të kërkuarin Ervis Martinaj për të cilën ka dalë edhe në pamje filmike.

Por në argumentet e përdorura Jeton Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas tij për këtë fakt në dijeni vendosen eproret e tyre dhe kjo gjë nuk i është komunikuar  oficerëve të tjerë.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës ka tentuar disa herë për ta marr në pyetje në lidhje me fatin e Ervis Martinaj Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën.

 

Lini një Përgjigje