Operacioni antidrogë në Tiranë/ Policët u infiltruan si klientë, si ranë në pranga 5 personat e përfshirë

15 Gusht 2023, 11:41Kronika TEMA

Operacioni antidrogë në Tiranë/ Policët u infiltruan si

Zbardhen detaje të reja nga operacioni antidrogë që ka zhvilluar policia e Tiranës, ku ranë në pranga pesë persona, mes tyre edhe një vajzë.

Hetimet kanë nisur prej pesë muajsh dhe vijojnë akoma për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre në këtë veprimtari.

Mësohet se punonjësit e policisë janë infiltruar në disa raste si klientë ku edhe kanë vëzhguar nëpër lokalet e natës se si shitej droga ekstazi.

Personat në fjalë kishin gjetur edhe një metodë të pazakontë për të shitur drogën, duke e mbështjellë me një letër , në të cilën ishte stampuar edhe logoja e “Louis Vuitton”.

Sipas burimeve, trafikantët i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve me autobus të linjës Prishtinë-Durrës.

Pasi dërgesa mbërrinte në Durrës, ata i transportonin më pas me autovetura të marra me qira në Tiranë ose në  qytete të tjera, kryesisht bregdetare.


Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie si kapar, madje edhe lënien e automjeteve apo edhe si kolateral. Ndërsa vendet e shkëmbimit i linin në vende publike me shumë qarkullim njerëzish.

Lini një Përgjigje