Një tentativë grabitjeje ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ku është përfshirë edhe një notere.
Mësohet se një person ka tentuar t'i grabisë makinën tip "Mercedes G Class" noteres Sanja Telhallari.
Kjo e fundit ka qenë e ulur në lokal me bashkëshortin e saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.
Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia.
Policia njoftoi pas ngjarjes se kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.
Gjithashtu, 28-vjeçari, po ditën e djeshme, ka kanosur nëpërmjet telefonit një tregtar makinash në Vorë, duke i kërkuar edhe atij një makinë.
View this post on Instagram
Malli i vene me vjedhje, heret a vone shkon ne hale te se emes.
Çdo lluks i shfrenuar dhe shitur neper rrjetet sociale ne shqiperi,eshte produkt i drogës,korrupsionit dhe krimit.Kur shikoj këto femra-delenxhilere dhe mediokre ,apo të rinj qe hiqen "bosa" dhe "vipa" qe kane 20-25 vjeç,personalisht shikoj kriminelë shoqërorë në pritje të qelive ekzistenciale të shoqërisë.Kjo aparencë e rreme,eshte edhe mallkimi i shoqërisë shqiptare që nuk ka asnjë vlerë dhe moral.Hajdutët e vërtetë pretendojnë nga hajdutët e fshehur.
Eshte zakon shqiptaresh qe i lene celsat e makines ne tavoline per mburje. Nga celsat ne tavoline mendojne se tregojne statusin e bosit.
Nuk po merret vesh kush eshte hajduti ai qe mori celesat apo burri noteres,
Marshalla shale si mahi shtepie.
Me kete rast policia mund tia bente nje veting edhe noteres se si i ka bere pasurite. Me siguri nuk i korrespondojne deklaratat.
Vetem grabitesi nuk shikohet aty!Ne kete ngjarrje duken te gjithe grabitesa!E bikur eshte qe nga ai SMARTI i kuq nje vajze elegante xjerr lopen nga bagazhi!E papame kjo skene.Shikojeni me vemendje.Vajza shofere nxjerr nonen nga bagazhi!!!!!!
Pamje nga Bangladeshi!Nuk kuptohet se kush eshte polici,vjedhesi,i zoti apo e zonja!Video e papare.Kaldahar 2023.