Policia ka zhvilluar një superaksion, teksa ka arrestuar disa persona dhe ka sekuestruar mbi 11 mijë doza ekstazi, të cilat hynin nga Kosova.
TemA ka mësuar se një prej të arrestuarve është anëtar i Kryesisë së partisë së Albin Kurtit.
Ai quhet Besnik Mujeci.
Me sa duket Albin Kurti po bën bashkimin kombëtar, por për trafik droge.
Hetimet
“Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.
Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish.
Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.
I bej thirrje Ivi Kasos dhe Ylli Manjanit te organizojne sa me shpejt nje proteste ne Tirane ne mbrojtje te mendimit (droges) se lire dhe jane te ftuar gjithashtu dhe kryetaret e komunave te vv ne kosove!!!!!!!!!!
Po mirë o Mero, kaq dallkauk je?! Dmth se x bën një vepër penale dhe është në kryesinë e LVV e ka fajin Albini? Që nuk e honeps dot e ke thënë vetë, por të paktën ji më profesionist. Ti dhe Rama nuk e doni Albinin se e shikoni si të kundëritn tuaj, sfidantin tuaj dhe nëndërgjegjia juaj reagon vetiu. Po Ramës që po i shkon 3/4 e kabinetit në burg dmth edhe si po shkon për lesh. Si thotë sulltani po hanë dardhë pas kurrizit tim
Po mire mo shoku pse vetem Rama dhe Mero nuk e duan Albinin??? Normal nuk ka pergjegjesi Albini per kete dhe Mero nuk eshte idiot ta thote kete ashtu sic mendon ti. Po kush e do nje loqe si ai. Ai eshte dru me pre dhe nuk mbush mire nga trute. E genjen mendja te gjorin se do vendose veton mbi BE apo Ameriken duke i vene kushte dhe duke i kerkuar ti heqin sanksionet. Albini eshte i mbaruar. Do beje rruge si Rama qe te fitoje popullaritet me shume hahhhhaaaa. I premton Tetoves qe do e lidhe me tunel prej letre hhajaaaa.
Njerezit e Vet Vendosjes jan patriot dhe ne nje menyr apo nje tjeter duan Bashkimin Komtar,por duke par se me ardhjen e tyre ne pushtet bashkimi deshtoi ,at`her ju kthyen droges duke menu se nen efektin e saj,akoma ma te medhaja jan trojet tona Kosov ,Shqipri ,Turqi !
Titulli "Anëtari i Kryesisë së Albin Kurtit, kapet me 11 mijë doza ekstazi në Tiranë", Ai quhet Besnik Mujeci. i Ai quhet Besnik Mujeci.Ai quhet Besnik Mujeci.i VV dhe KREJT DREJT për "bashkim" apo shkatërrim kombëtar.
Sipas ylli manjanit duhet ta lirojë rama, sepse ai nuk ja njef kokën albinit????. Mereni pleren dhe bëjini jë autostop për të mos e shkelë shqipërinë për 30 vjet. Me lekët e drogës, albini do ti investonte tek partia që ka ngritur në shqipëri ku do rrëzojë ramën, në fakt do ti hajë munë.