Shpërthen bidoni me benzinë brenda në skaf, plagosen 5 persona në Drimadhes

15 Gusht 2023, 19:45Kronika TEMA
Shpërthen bidoni me benzinë brenda në skaf, plagosen 5 persona

Katër turistë dhe drejtuesi i një skafi kanë mbetur të plagosur në zonën e Drimadhesit në Dhërmi si pasojë e shpërthimit të një bidoni me benzinës.

Sipas të dhënave paraprake, sapo mjeti ka dalë nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit  A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet  ishin të lehta.

Lini një Përgjigje