U përplas me jet ski në Llaman, ndërron jetë te Trauma 16-vjeçari!

16 Gusht 2023, 09:39Kronika TEMA
U përplas me jet ski në Llaman, ndërron jetë te Trauma

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari, i cili u përplas me jet ski në plazhin e Llamanit këtë të martë. I mituri u soll me helikopter te Trauma në Tiranë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë gjatë mesnatës.

I plagosur nga manovrat e rrezikshme me mjetin lundrues mbeti dhe një tjetër shok i viktimës, 17-vjeçari me inicialet D.K., por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se 4 shokë nga Tirana janë futur në det, me 2 mjete lundruese jet ski. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra–tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K, ku për pasojë ndërroi jetë 16-vjeçari.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., që ndodheshin në Jet Ski tjetër, si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme, duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërtetën.

1 Komente

  1. F
    Familja, shkolla, shoqeria

    Prindërit, mo prindërit, ku ishin? Jo ate ditë, por per 16 vjet rrjesht, ku ishin? Gjynah, ne moshën me të bukur, tragjedi. Por nuk është faji i tij. Kur prindi është i pranishem ne jetën e femijes, çdo ditë, deri ne moshën 18 vjeç, atehere e ke kryer detyren si prind, dhe ke besim tek femija se do marre vendimin e duhur ne çdo situate. Edhe sherrit do t'i shmsnget, edhe shpejtesise, edhe budallalleqeve. Aksidentet nuk shmangen dot, por jo t'i krijosh vetë me zor. Nje burrë i vjeter, dikur me ka thënë: "Sherri me i fituar është ai sherr që ti e shmang. Po e shmange, zere se e ke fituar." Edhe shumë aksidente shmangen. Ngushellime familjes, por kjo mund të ishte shmangur, me edukim gjatë 16 vjeteve. Mësim per prindërit e tjerë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje