Dëshmitë për “TIMS” në Komisionin Hetimor, PS kërkon seancë me dyer të mbyllura: Informacioni është i klasifikuar, çështja nën hetim penal

15 Maj 2024, 17:19Kronika TEMA
Dëshmitë për “TIMS” në Komisionin Hetimor, PS

Seanca e sotme në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS”, ku është dakordësuar më herët të dëshmojnë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe ish-drejtori i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, është kërkuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ministri i Brendshëm i është drejtuar me një shkresë këtij komisioni, ku argumenton se informacionet që ai disponon për këtë çështje bazohen në dokumentacion dhe të dhëna të klasifikuara si “sekret shtetëror” dhe se anëtarët e komisionit duhet të jenë të pajisur me Certifikatë Sigurie Personeli (CSP).

Balla vlerëson gjithashtu që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura në përputhje me detyrimet ligjore për mbrojtjen e këtij informacioni. Në kërkesën e tij ai sjell në vëmendje gjithashtu, se çështja “TIMS” është objekt hetimi penal e për pasojë të dhënat nuk mund të bëhen publike për shkak të nevojave hetimore që lidhen me këtë procedim penal në proces e sipër.

Anëtarët e mazhorancës do të kërkojnë hedhjen në votim të këtij propozimi dhe pas vendimmarrjes do të vijohet me seancën e dëshmisë së Ministrit të Brendshëm, kreut të Policisë së Shteti dhe ish-drejtorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit.

3 Komente

  1. e
    e po...

    PO i bir Sheges e Babales e zhvillon seancen?! I vini flaken parlamentit shqiptar dhe prokurorive dhe gjykatave se nuk na duhen me !

    1. k
      km

      I biri i shega kurves Ka marre nje lajm gazete diku "PS Kerkon ...dyer te mbyllura..."Kjo kerkesen nuk eshte e PS,por e grupit te deputeteve te kuvendit ,qe Jane ne grupin e mazhorances.Dhe ketu behet loja e fjaleve. Se dyti.Ministri,Edhe pse paraqitur kerkesen me shkrim,duhet te paraqitjes ne seance.Atje komisionit te vendoste si do te zhvillihej seanca.Nese shkelje procedura,Ministri mund te mos pergjigjen per asnje pyetje ne shkeljet te ligjit.Mund te pergjigjet me dy fjale :-"sekret shteteror"," sekret hetimor".. Qendrimi i kopilit te Sheges ndaj deputetesh,Duke mos i dhene fjalen,eshte i ulet,dziskriminues ndaj nje deputeteve femer.Deputetet e mazhirances bene shums mire qe u larguan nga mbledhja.

      1. S
        SEKRETI HETIMOR , në dorë të BABALES !!!

        Po t’ë behet fjalë për SEKRET HETIMOR , për deri sa këto SEKRETE I mer vesh BABALJA , mbledhjen e komisionit beheni më mirë , tek “Sheshi Skënderbej”, më të sigurta do jenë SEKRETET !

        Lini një Përgjigje