Dhuna barabare ndaj 2 kushërinjve Maja, jepet vendimi për 4 të arrestuarit

9 Korrik 2023, 12:00Kronika TEMA

Dhuna barabare ndaj 2 kushërinjve Maja, jepet vendimi për 4 të

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 3 nga 4 personat e arrestuar për dhunën brutale ndaj Jashar dhe Bilbil Majës në ambientet e një lokali në Krujë pak ditë më parë. Pas hekurave mbetën Ineid Rraja, Eni Kulla dhe Andi Rraja. Ndërsa pronari i lokalit Kujtim Përdaku është lënë në detyrim paraqitje.

Të katërt personat janë nën akuzë për veprat penale: "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".

4 të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje janë ende në kërkim.

Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth.

Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

 

4 Komente

  1. S
    Skrd

    Nuk quhet BARABARE, por barbare. Ju qifsha barabarin juve

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdar Dushi

      ????????

      Përgjigjjuni
    2. k
      k

      Mos u shqetësoni se do e gjejmë ndonjë gjykatës dhe prokuror "të pastër" ,që do gjejë një raport mjeksor, dhe këta degjenerata do dalin me sëmundje të rëndë që nuk duhet të durojnë burgun.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Abazi

        Po ata policet qe i spiunuan nuk kishin faj,apo u dhane denim me nje jave pushim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje