Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Flamur Noka: Nëse dënohem radhën do ta ketë Kryesia e Kuvendit

2 Tetor 2024, 15:03Kronika TEMA
Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Flamur Noka: Nëse dënohem radhën

Sekretariati i Etikës është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e grupit të PS për marrjen e masave ndaj deputetëve të opozitës, pas kaosit në seancën e së hënës në Kuvend.

“Nëse dënohem, herës tjetër e ka radhën kryesia e Kuvendit”, ishte paralajmërimi i Flamur Nokës, kur u pyet nga gazetarët si do të reagojë nëse dënohet për incidentet e shkaktuara në seancën e kaluar plenare.

Grupi i PS ka kërkuar masa disiplinore, ndaj deputetëve Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.

Deputetët e opozitës që në nisje të seancës i janë drejtuar foltores duke e bllokuar atë dhe duke u konfliktuar fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati goditën me mjete shumë të forta drejt Kryetares së Kuvendit dhe ministrave, mjete të cilat mund të rrezikonin dhe jetën.

Deputetët e opozitës vijuan me kaosin dhe jashtë sallës së parlamentit, duke nxjerrë karriget të cilave më pas u vendosën flakën. 

2 Komente

  1. a
    adem.

    plehre. turp qe sillesh keshtu. e ke vendin per ne burg. po meson ithtaret e tu qe cdo gje qe te beni- nuk dptenoheni. Kokerr katudndari.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sudja

      Kush eshte ky rrugac klasik Flamur Noka?????? Ky meriton burg dhe pa afat …. Dhe ben sikur me qene cub…. Nuk e kuptoj a ka drejte ?? A I shikon keto veprime prej huligani ??? Dhe kush …. Deputeti I PD… Turp !!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje