Dhunuan të riun dhe shkatërruan me shkopa bejsbolli makinën e tij, arrestohen 3 të rinj në Konispol

21 Nëntor 2025, 12:07Kronika TEMA
Dhunuan të riun dhe shkatërruan me shkopa bejsbolli makinën e

Tre të rinj të shpallur në kërkim janë identifikuar dhe kapur nga efektivët e policisë së Konispolit, në lidhje me plagosjen me mjete të forta të një 18-vjeçari dhe dëmtimin e automjetit të tij, ngjarje e ndodhur më 13 të këtij muaji.

Pas veprimeve hetimore dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj të rinjve është vendosur që të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e një tjetër të dyshuari të përfshirë në incident.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të rinjve të shpallur më herët në kërkim, në lidhje me ngjarjen e datës 13 ku u godit me mjete të forta dhe u plagos shtetasi me inicialet E. K., 18 vjeç, si dhe u dëmtua automjeti i tij.

Pas hekruave ranë shtetasit F. A., 18 vjeç, O. L., 19 vjeç, si edhe një shtetas i mitur 17 vjeç.

Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, është vendosur që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe vënien para drejtësisë së shtetasit N. D., i dyshuar si i përfshirë në të njëjtën ngjarje.", njofton policia. 

Lini një Përgjigje