DINAMIKA/ Si ndodhi plagosja e trefishtë në Laprakë

3 Prill 2023, 21:42Kronika TEMA

DINAMIKA/ Si ndodhi plagosja e trefishtë në Laprakë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë, ku një persona plagosi me thikë tre të tjerë.

64-vjeçari Viktor Rrapollari është në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës, ndërsa e bija dhe dhëndri italian, Massimo Sorvillo, janë jashtë rrezikut për jetën.

Autori Elton Mergjyshi ka shkuar në tavolinën ku ishin ulur tre anëtarët e familjes dhe kërkuar llogari pasi italiani Massimo Sorvillo e kishte larguar nga puna.

Përplasja ka qenë verbale fillimisht, por më pas, 40-vjeçari është konfliktuar fizikisht me italianin.

Babë e bijë kanë ndërhyrë mes tyre dhe ky ka qenë momenti kur Mergjyshi ka marrë thikën dhe i ka qëlluar të tre. Më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim.

 

 

 

3 Komente

  1. E
    Edi

    Vareni legeni!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezet Rehas

      Toni eshte Djal shume i mire, se besoj te kete arritur deri ketu.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Wave wave

        Ky ështe mentaliteti primitive barabar Turko islamike. Pse më ke hequr nga puna veq Talibanet shqip foles, mund të rrahen dhe vriten me pronaret. Ështe njësoj sikur një pronar të vrase a po të rra një puntore, veq se pse ike nga puna dhe shkone në një pune tjeter. Ky që ka bër kët krim ështe terrorist.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje