FOTO: Kush janë babë e bijë që u plagosën me thikë në Laprakë

3 Prill 2023, 21:13Kronika TEMA

FOTO: Kush janë babë e bijë që u plagosën me thikë

Personat që shihni në foto janë Viktor Rrapollari, 64 vjeç dhe Roxhersa Rrapollari, 40 vjeç, babë e bijë që mbetën të plagosur me thikë së bashku me dhëndrin italian Massimo Sorvillo në një lokal në Laprakë.

Mësohet se autori Elton Mergjushi punonte në fabrikën e italianit, i cili e kishte hequr nga puna.

64 vjeçari ndodhet ende në sallë në rrezik për jetën pasi është goditur me thikë në zemër.

Ndërkoha e bija dhe dhëndri italian kanë marrë plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes pasi pas plagosjes së trefishtë është larguar nga vendi i ngjarjes.

FOTO: Kush janë babë e bijë që u plagosën me thikë

 

 

Lini një Përgjigje