Sherr me thika në një lokal në Tiranë, kush është 40-vjeçari që plagosi 3 persona

3 Prill 2023, 20:06Kronika TEMA

Sherr me thika në një lokal në Tiranë, kush është

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne mes disa personave në një lokal në Laprakë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

40-vjeçari i identifikuar si Elton Mergjyshi, dyshohet se ka goditur me thikë tre të tjerë të identifikuar si Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajza e tij R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në gjendje kritike është 64-vjeçari, i cili ndodhet në intubim për shkak të goditjes me thikë në zemër.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 Komente

  1. M
    Mbeturina te pa Civilizuar..

    Ketyre plehrave Trima qe bejne te tilla krime. ! tek. Qytetaret. ! Celasat ne det,,, dhe ne Burg te marin profesionin Repista ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje