Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen një makinë në lëvizje! Në pronësi të Aldi Mustafës, mik i 'Rrumit të Shijakut'

3 Prill 2023, 14:24Kronika TEMA

Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen një makinë

Një atentat me eksploziv është regjistruar në Shkozet. Mësohet se një automjet ka shpërthyer në ecje si pasojë e eksplozivit. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:56 të ditës së sotme.

Automjeti ka qenë në pronësi të Aldi Mustafas, miku i 'Rrumit të Shijakut'. Është ende e paqartë se kush po e drejtonte mjetin në momentin e shpërthimit. 


Aldi Mustafi, 37 vjeçar, njihet si një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar më 30 gusht të 2021 me dy të tjerë, pasi po planifikonin një vrasje.

Aldi Mustafa, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa kohët e fundit ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

 

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    Burri i Lindes ka thene : kokat hengshin !

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pilo Lala

      Krimineleve nuk po ju ze by.tha dhe, sa ne nje atentat ne tjetrin, po fshihen si minj nga Policia dhe kundershtaret.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rtv

        Ja se kan kontrolle ne vlor sa te mbarojn do vijn ne durres

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje