
Ambasada e ShBA-ve në Tiranë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me gjykimin e dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë.
Në postimin e saj, ambasada amerikane thekson se në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 që duhet të kishte, ndërsa sot ka vetëm 3 vende të paplotësuara.
Në postim theksohet se duhet të bëhet më shumë mbi dosjet e prapambetura, pasi shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë dhe të vërtetë
"Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende. Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara.
Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura.
Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura - dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.
Më shumë duhet bërë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë." thuhet në postimin e ambasadës.
Reforma ne drejtesi u konceptua sipas shprehjes popullore " ik Pren dhe ajde Len" .. po si njera dhe tjetra pjes e kesaj shoqerie kane qene... Ardhja e Lenes ndodhi sepse atje ku kish marre borxh per te justifikuar pasurine ishin paguar tatimet, dhe ikja e Prenes ndodhi sepse borxhdhenesi skish paguar tatimet, dhe nuk ju quajt i ligjshem apartamenti qe kish blere..vari lesht i thone kesaj .... Por pse Ambasaden Amerikane nuk e shqetson fakti qe perse KLGJ-ja nuk ben transparetente vettingun qe u ka bere anetarve te Gjykates se Larte, Sokol Sadushi etj , nderkohe per te gjithe gjyqtaret e prokuroret e tjere vettingu eshte transparent dhe i aksesueshme ne internet? Perse nuk shprehet KLGJ per kushtet e pazgjedhshmerise se anetarit te saj Alban Toro? apo i vjen radha K,ryetares LLagami, si shoqe e ngushte e Kryetares se Komisionit te Ligjeve, qe nuk plotson kriteret per ne ate post njesoj si dhe Toro? Turp..