
Dy rumunët e arrestuar në Kapshticë në tentativë për të transportuar drejt Greqisë 118 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa kanë deklaruar ne polici që rulotin e kishin marrë me qira dhe nuk ishin në dijeni të lëndës narkotike të fshehur në të.
Rumunët janë të komunitetit rom dhe dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion Rumaninë. Ata do të kalonin tranzit në Greqi për ta çuar më pas ngarkesën me drogë në Rumani.
Sasia e drogës u kap në kufi me Greqinë, në doganën e Kapshticës. Në pjesën e bagazhit, G.C.,54 vjeç dhe D.B., 36 vjeçe dyshohet se kanë fshehur 79 pako me kanabis.
Më herët në Shqipëri janë vënë në pranga edhe 4 rumunë pasi u kapën në Vlorë me 260 kilogramë lëndë kanabis
Lini një Përgjigje