
Personi që shihni në foto është 40-vjeçari Elton Mergjyshi, i cili pasditen e sotme goditi me thikë tre persona në ambientet e një lokali në Laprakë.
Të plagosurit janë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, Roxhersa Rrapollari 40 vjeçe dhe shtetasi italian Masimo Sorvilo, 47 vjeç, bashkëshorti i 40-vjeçares.
Mësohet se 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është goditur me thikë në zemër.
Mergjyshi pasi goditi me thikë tre personat është larguar nga veni i ngjarjes, ndërkohë policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.
Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë pushimi nga pune Elton Mergjyshi nga shtetasi italian Massimo Sorvilo, pasi ky i fundit ka një fabrikë në Shqipëri.
Në shenjë hakmarrje, 40-vjeçari Elton Mergjyshi ka goditur me thikë gruan e shtetasit italian dhe vjehrrin tij.
Humbi punën. Kaq. Kur humbet punën, njeriu kerkon dhe gjen punë tjetër. Por jo. Ky rryp kaishi, qe ka plot shokë me të njejten mungesë truri, nuk mendon se duhet të kerkoje punë tjetër. Ky trenton të vrasë, dhe zgjedh burgun me mire nga papunesia. Me mijëra vetë humbin punën ne një vend Perendimor, zgjidh cilin të duash. Demek me mijera pronare biznesesh duhet të vriten? Midis papunesisë se perkoheshme dhe burgut, zgjodhi burgun. Dhe ju thoni qe nuk është idiot. Mbase keni të drejtë. Mund të mos jetë idiot. Idioti ka rrezik të kishte pranuar paounesinë. Ky është i trashe i permasave biblike. Por mos thoni qe kjo ndodh vetem ne Shqipëri. Të trashë si ky ka kudo, Ku me shumë e ku më pak. Nuk jemi vetëm ne kete aspect.
Barbar ! Kam nje kuriozitet: Do kishte b*the ta bente kete gje ky "trimi" sikur te ishte koha e E.Hoxhes?? Ja pra qe Barbaret e meritojne diktaturen! Ndersa Demomracia eshte nje sistem per njerez. ..Qe shkon ne gjykate, dhe po qe gjykatesi jep nje vendim, ti je i detyruar ta pranosh dhe zbatosh.