“Do merrnin apartamente dhe dyqane”, gazetari: Pse i nxorën levat ndaj avokatit të Berishës

30 Maj 2024, 10:49Kronika TEMA
“Do merrnin apartamente dhe dyqane”, gazetari: Pse i nxorën

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht nga 4 persona mëngjesin e djeshëm në zonën  e ish-Bllokut në Tiranë. Policia tha se ka identifikuar 4 agresorët, 1 nga të cilët është vetëdorëzuar ndërsa për 3 të tjerët në kërkim policia ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm.

Gazetari Eni Ferhati tregoi se personat që e dhunuan ishin klientë të avokatit, çështjen e pronësisë të të cilëve ai e kishte fituar.

Ai shpjegoi se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të akumuluar mes palëve, pasi trashëgimtarët, pasi fituan gjyqin nuk pranonin t’i jepnin avokatin përqindjen në pronën e fituar prej tyre, që më parë e kishin pranuar përmes një kontrate.

“Është një ngjarje që është një konflikt i akumuluar prej shumë muajsh. Shtetasi Dritan Nano që është ndaluar me iniciativë nga policia është një nga trashëgimtarët e përmendur në konferencën për shtyp nga drejtori i policisë. Mëngjesi kishte nënshkruar një kontratë me trashëgimtarët e një prone që ata e pretendonin për ta përfaqësuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, që në rast se do të fitojë avokati do përfitojë X për qind të pronës.

Bëhet fjalë për një pronë me interes të lartë në një zonë të lakmuar pranë Liqenit Artificial ku këta trashëgimtarë do përfitonin dyqane, apartamente dhe në bazë të kontratës avokati do përfitonte X për qind të këtyre pronave. Pasi fitohet i gjithë procesi në të gjitha shkallët, trashëgimtarët nuk bien dakord me kontratën, ka pasur disa takime gjatë muajit të fundit ku trashëgimtarët nuk kanë qenë dakord dhe avokati nuk është tërhequr nga e drejta e tij”, tha gazetari.

3 Komente

  1. K
    Kapterri

    Keto jane pazare alla shqiptare.Nuk ka avokat te bote qe ben pazare ne natyre,stil albanez ky.Kjo nuk do te thote qe keto kriminelat nuk duhet te zbatonin kontraten,dhe te benin kete akt kriminal.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurjozi

      Bravo i qoftë avokatit ! Ore kështu bëhet paraja , me sakrifica. Nuk t'i fal njeri . Vetëm se atë "x % " të avokatit nuk e mora vesh sa ishte ? Edhe diçka , nëse gjygji kishte mbaruar , ky avokati , si I bënte presion që t'i jepnin atë "x-in" . Apo i mbante peng vendimin e gjygjit ? Po si mund t'a mbante peng një gjë që kishte përfunduar ? Une nuk dyshoj që gjygjin e kanë fituar se I takonte prona dhe jo se avokati ka pagur gjëkundi nën dorë me korrupsion . Në të vërtetë kjo çështje ka shumë pikëpyetje. Një gjë është e qartë që politika dhe dhe Saliu dhe inçenetatori nuk hyjnë fare në këtë rrahje të dhunshme .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Treni

        Do merrnin demek? Pse jo, fundja kështu janë pasuruar një pjesë e Mirë e zorrave në Shqipëri e vazhdojnë. Popull kriminelësh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje