VIDEO: Avokati Sokol Mëngjesi goditet brutalisht në kokë dhe rrëzohet, largimi me vrap i tre autorëve

30 Maj 2024, 09:14Kronika TEMA
VIDEO: Avokati Sokol Mëngjesi goditet brutalisht në kokë dhe

Këto janë pamjet nga dhuna brutale e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ku shikohet një tjetër kënd i ngjarjes së rëndë që ndodhi dje në mëngjes pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Në pamje duket teksa një prej agresorëve e godet avokatin me dorezë hekuri në pjesën e ballit.

Avokati rrëzohet në tokë duke humbur ndjenjat.

Por autorët nuk ndalen me kaq, por e godasin me shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Në pamje duket edhe momenti kur tre autorët largohen me vrap.

Ndërsa qytetarët e pranishëm afrohen menjëherë t’i japin ndihmën e parë avokatit.

Lini një Përgjigje