Një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është futbollist!

29 Maj 2024, 20:10Kronika TEMA
Një prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Sokol

Një prej autorëve të sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi është një futbollist i kampionatit shqiptar.

Bëhet fjalë për Romario Tabakun, aktualisht i shpallur në kërkim për ndihmën që i dha autorëve të sulmit. Tabaku, sipas policisë, ka transportuar tre autorët me automjetin tip “Audi” me targa “AB 696 JT”, duke i ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Tabaku është futbollist, dhe deri para pak kohësh ka luajtur me ekipin e Tërbunit. Ai në rrjetet sociale thotë se gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të Dinamos dhe Partizanit.

Sipas Policisë së Tiranës, sulmi ndodhi pasi Mëngjesi kishte fituar gjyqin për pronën e një familjeje në Tiranë, por këta të fundit nuk kishin pranuar t'i shlyenin detyrimet ndaj studios ligjore të avokatit.

3 Komente

  1. H
    Hana

    Keshtu ndodh kur luan me ekipin e "Tërbunit", terbohesh!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      po ndonje bilardist nuk kish?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tit Vasili

        ky hjduti ka kerkuar gjysmen e prones

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje