Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, 2 të shoqëruar në policinë e Tiranës

29 Maj 2024, 16:57Kronika TEMA
Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, 2 të shoqëruar në

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Kujtojmë se ishin tre persona që e sulmuan avokatin Mëngjesi, ditën e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, pak çaste pasi la djalin në çerdhe.

Ata e kanë qëlluar me sende të forta si doreza metalike dhe shufra hekuri duke i shkaktuar dëmtime serioze në kokë.

Sakaq, mësohet se avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha  është në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhet në intubim.

 

1 Komente

  1. T
    Tit Vasili

    XENI E BERI , I HENGRI PARATE DHE SALEHUN NUK E LIROI DOT , TANI RRADHEN E KA DERRKUCI GJOKUTAJ , BILE DO TE JA MARRIN EDHE QANTEN ME PAMPIRSAT E SALIUT

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje