Një 43-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme në Lushnje nga babai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Lushnjes bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bashkim Plaka, 69 vjeç.
Djali i tij 43-vjeçar Nari Plaka vijon të jetë në spital, ku po mjekohet për plagët e marra. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë) me të cilën 69-vjeçari plagosi të birin.
"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç.
Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale" , thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje