“Me fraktura të rënda në kokë”, detaje të reja nga dhunimi i avokatit të Berishës: Autorët ishin të pamaskuar

29 Maj 2024, 11:28Kronika TEMA
“Me fraktura të rënda në kokë”, detaje të

Autorët të cilët dhunuan me dorezë metalike avokatin Sokol Mëngjesi kanë qenë të pamaskuar.

Avokati i Sali Berishës është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa mësohet se si pasojë e dhunës, Mëngjesi ka fraktura të rënda në kokë dhe është me koshiencë të ulët. 

Avokati i është nënshtruar ekzaminimeve dhe po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha. 

Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë. Autorët e kanë gjurmuar avokatin kur ka dalë nga banesa e tij në zonën e ish-Bllokut dhe i kanë zënë pritë.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Policia ka ngritur grupin hetimor, i cili po punon për të kapur autorët dhe për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

 

 

 

 

Lini një Përgjigje