Avokati Sokol Mëngjesi dyshohet është dhunuar nga 3 persona mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut.
Dhunimi i përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës, nuk ka të bëjë me këtë të fundit.
Akti i rëndë dyshohet se ka të bëjë për çështje pronësie. Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 të mëngjesit të sotëm.
Avokati Sokol Mëngjesi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Pra nuk jane identifikuar por arsyeja dihet...vetem Tema mund ta thote kete....po te pakten jepni vetem lajmin...
ku eshte lajmi ketu?
Nese autoret nuk jane identifikuar si qenka zbuluar arsyeja?! Mos ja fusni kot ju mori e mira!
Mos mendoni se eshte avokati i Saliut dhe eshte gjeni,por ashkush nuk ka te drejte ta dhunoje.Shteti nderon vehte ne qofte se mobilizon gjithe arsenalin qe posedon per te zbuluar,dokumentuar e dergimin e autoreve para drejtesise .I uroje sherim te shpejte , dhe kthimin e tij prane familjes.
Mire ja kane bere. Avokati ka bere ndonje gje se kot nuk te rrashin.Prite tani Salin kur te thot qe e ka rrahur Edi Rama.
Ha ha ha ha.Sokol Mengjesi qe te identifikosh tre personat qe te qelluan duhet te lidhesh me Genc Burimin dhe te japesh nje interviste te Qim Peka.
Per kete shpejtojne te nxjerrin aresyet keto te ripjelljes sepse jane vete autoret.
Po te hash hurdha sigurisht qe mban ere goja.