U dhunua nga tre persona me dorezë hekuri/ Përkeqësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, futet në intubim

29 Maj 2024, 15:41Kronika TEMA
U dhunua nga tre persona me dorezë hekuri/ Përkeqësohet gjendja e

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është përkeqësuar, pasi ai u godit me dorezë metalike nga tre persona.

Raportohet se Mëngjesi është futur në intubim për shkak të dëmtimeve në pjesën e kokës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën.

Agresorët të pa maskuar i zunë pritë, teksa avokati po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pasi e quajtën misionin e tyre të kryer dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

 

1 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Dhuna nuk justifikohet. Por ne nje shtet qe nuk gjen drejtesi eshte menyra e vetme. Besoj kane pas arsye te forte.Te shikojme a do dale e verteta. Por si ky goditen me dhjetera cdo dite e nuk i ndodh asgje. Duhen ligje te forta ndryshe nuk ka zgjidhje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje