Drejtori rreh vartësin e vet, në Malësi të Madhe

3 Gusht 2023, 11:36Kronika TEMA
Drejtori rreh vartësin e vet, në Malësi të Madhe

Drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit në bashkinë e Malësisë së Madhe, është proceduar penalisht pasi ka goditur vartësin e tij me detyrë përgjegjës i Emergjencave Civile në këtë bashki. 

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. S., 60 vjeç, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Rrugëve Rurale, Emergjencave Civile, Ujitjes dhe Kullimit, bashkia Malësi e Madhe, pasi është kallëzuar nga shtetasi E. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Emergjencave Civile, bashkia Malësi e Madhe, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me 60-vjeçarin, ky i fundit e ka goditur me grusht. 

Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

2 Komente

  1. N
    Nje mik nga Haga

    Vajmedet per kete administrate

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ari

      Nuk kemi durim ne, albanezet, te diskutojme, debatojme, pranojme gabimin apo sugjerojme me qetesi....jo, jemi te nnxehte, sepse jemi akoma ne rrugen e emancipimit....skemi cbejme, do durojme edhe nja 100 vjet!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje