Shpërthim me tritol në Krujë

3 Gusht 2023, 09:23Kronika TEMA

Shpërthim me tritol në Krujë

Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujës. Mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë- Krujë në afërsi të lagjes Zim Zenel të këtij qyteti.

Është e paqartë se cili ka qenë objektiv i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në mes të rrugës. Nuk dihet nëse autorëve kanë dashur t’ia vendosin ndonjë biznesi në zonë, apo i ka rënë ndonjë automjeti në lëvizje.


“Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje