Luljeta Preza, historia tragjike e një gruaje që të vetmen pasuri kishte trupin e saj

3 Gusht 2023, 09:18Kronika TEMA
Luljeta Preza, historia tragjike e një gruaje që të vetmen pasuri

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer jetën e prostitutës 32-vjeçare, Luljeta Preza e cila u gjet pa shenja jete poshtë Urës së Dajlanit në Durrës paraditen e së mërkurës.

Gazetarja tregon se streha e Luljeta Prezës ishte në një copë kartoni, e shtruar mes dheut, dhe se kohët e fundit 32-vjeçarja, lëvizte kemba doras pasi, sipas viktimës, e kishin përplasur me makinë.

“Të gjithë e shfrytëzuan, jo vetëm tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e me shumë derisa i shoi cdo gjë njerezore”, shkruan Anila Hoxha, duke shtuar “atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve”.

Gazetarja tregon se ajo u godit me dy thika në brinjë, “ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste”.

Rrëfimi i gazetares Anila Hoxha:

Luljeta Preza!

32 vjece. Me nje jete te tmerrshme.

E vetmja pasuri e saj, trupi. Qe ja blinin poshte ures se Dajlanit burrat e orëve te vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. 

Nje cope kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyreve qe muajt e fundit po e linin.

Levizte kemba doras se fundmi, me shume zvarritej se sa ngulte kembet. Thoshte që e kishin përplasur me makine. 

Nuk shkoi kurre ne spital. Njehere vodhi portofolin e njerit prej klienteve, u be zhurme e madhe.

Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; nje maskara ne periferi që e rrihte duke kerkuar shume e me shume derisa i shoi cdo gjë njerezore.

Nje tjeter e nje tjeter qe vetem ndryshonte emrin e fytyren nga ai maskarai

Atje tek Ura e Dajlanit, ajo nje grua e destinuar për të jetuar sa ne barake, e sa ne mes te kater rrugeve .

E destinuar per tu bere ose lypese, ose shitese trupi. Grate si ajo thuajse nuk egzistojne. 

Kur udheton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshem te shkaterruara, aq dukshem duke jetuar ne mes te nje asgjeje te madhe. 

Zero shanse per tu ringritur.

Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave, vrasja e tyre po nga nje dore e tille, eshte nje krim qe ka kohe qe ka ndodhur.

Per grate si ajo te thonë me cudi “po me pyet për jeten e një prostitute ????”

E qelluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty ne balte vdekjes që mbase ajo e priste.

Per ironi quhen Luljeta. Sa emer te bukur qe kishte!

12 Komente

  1. H
    Hi

    Pse eshte hequr denimi me vd….

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kjo tregone fetyren e verteta të shoqrise tone

      Kjo tregone fetyren e verteta, dhe shpirtn që islamo-komunista kane për njerzit. Kesi lloje vrasjesh bënte edhe Enver Hoxhe Terroristi, bashke me klyshet e ti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Druni

        Ha ha se të bën mirë

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond Vlonjati

          Kjo tregon fytyren e vertete te kesaj qeverie qe pretebdon te jete Socialiste per eshte nje qeveri e feudalizmit Turkishak te ketij bastardit spiun te Vucicit , Rama hajdutit qe mendon vetem per te pasurit . E dini cfare eshte nje qeveri Socialiste ? Eshte qeveri qe mbron ne radhe te pare njerezit e thjesht nepermjet ndihmave sociale , e pensioneve dinjitoze , qe ju siguron strehim dhe pensione sociale te pastreheve . qe spitalet i ka falas etj sherbime ne mbrojtje te njerezve te varfer e te vetmuar Jemi i vermi vend ne Europe qe nuk kemi nje parti Socialiste te vertete , por kemi nje bande hajdutesh e kriminelesh qe mendojne vetem per te vjedhur Gjynah e shkreta vajze se iku para kohe , por kriminelet duhen denuar me burgim te perjeteshem , patjeter

          Përgjigjjuni
    2. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

      Nje grua fatkeqe ne mes të kafshëve. Por shoqëria jone nuk është emancipuar akoma qe të ketë skema sociale per të ndihmuar njerez të tillë. Ne Britani, prostitucioni është i lejuar, por ndalohet me ligj shfrytezimi nga tutorët (pimps), ose prostituimi i detyruar. Nuk ka vend perfekt ne botë. Dhe nuk presim qe Shqiperia të jetë perfekte. Vetem idiotët i pikturojne vendet Perendimore si perfekte. Por shoqëria duhet të funksionoje. Numuri pa fund i lypesave dhe prostitutave qe shfrytezohen barbarisht kerkon levizje te shoqerise dhe shtetit njekohesisht. Nuk sensibilizohst opinioni dhe zgjohet shteti me hartime, por duke vënë gishtin mbi plage, dhe me doren tjeter të tregojmë fajtoret we me veprimet dhe mosveprimet e tyre evbejne nje vend të bukur si Shqiperia të duket naten si rrethinat e Bangkokut apo Delhit dhe Kalkutës. Erdhi ministri i ri i brendeshëm, dhe po perpiqet të tregoje se "Eej, jam unë tani ketu, do bejme ligjin". Ministri nuk është sherif krahine. Domethënë, po të mos ishte Taulant Balls, do na kishte marre lumi? Drejtoret e policive dhe shefat e komisariateve punojne ne Baze të ligjit dhe jo me urdhera ministrorë. I bie qe sapo te Ike Taulanti, shefat e policive ne rrethe, fap festen mbi sy. "Eh, shyqyr qe iku të rrimë rehat dhe të marrim ca lekë per vete." Po qe se ky është shteti qe kerkon të krijoje Edi Rama, nuk kemi nevojë per të. E kishim shtetin rrumpalle me Saliun. Nuk hiqet nje Sali Rrumpalle per të vënë nje Edi Rrumpallë. Natyrisht qe ka permiresim nga shteti.rrumpalle Salist, por puna fillon nga mentalitetet, tabutë, zakonet e keqia, dhe keto hiqen vetem duke hequr njerezit e vjeter. Kur njerezit nuk ndryshojnë, atehere ndrysho njerezit - vërtetë rinj. Ne nuk e dime sa e forte është sot Shkolla e Policise, apo nese ka Akademi Police. Çfare kriteresh kane. Sa Katunar duhet të jesh qe të hysh ne polici. Sa klasë shkollë duhet të të mungojne qe të behesh polic. Kjo është pyetja. Shoh shumë police te rinj me kulture, të edukuar, por vriten si karakter nga shefat qe cakton politika. Polici i thjeshtë është alamet djali, ndersa shefi është nje barkderr, maskara, injorant, qe e ka vënë nje deputet apo minister, qofte çun xhaje, apo se i ka dhene vota. Keto jane disa nga plaget e sotme të Shtetit. Jo se ju nuk i dini, ndoshta i dini me mire nga unë, por puna është we media dhe opinioni publik duhet të godase fort. Sepse neve ketu ne komente nuk na pyet njeri. Ne shkruajme vetem se është e vetmja gje qe kemi ne dorë.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Reflektimi yt me prek. Ke thene te verteten shkurt dhe paster. Duhet ta lexojne njerezit e duhur.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

          Respekte, Asd. Ndoshta komentin tim nukndonta lexojne shumë njerez, dhe ndoshta atacqe kane pushtet mbase nuk lexojne asgje nga keto qe shkruajmë ne. Por per mua është mjaft dhe kenaqesi qe marr aprovimin tend, dhe qe e di se ka njerez qe mendojne si unë, dhe nuk nuk ngrejne dy gishtat lart si idiotë per Saliun, nuk i thone Ramës se gjoja është Skenderbeu, dhe nuk shiten tek Meta per dy thasë miell. Uroj të jemi shumë ne qe nuk i themi derrit dajë per ca lekë ryshfet apo per nje vend pune per djalin, dhe të harrojmë qe të mirat personale nuk duhet të tejkalojne te keqiat kolektive. Mjafton vetem t'ju be ne dukje diçka. Ne Facebook, dikush nga fshatrat e Vlores, i thoshte Ramës: " O zoti kryeminister, hajde njehere nga fshati ynë që të na bësh ujesjellesin, sepse nuk kemi ujë." Kjo është të maresh nje thikë dhe të presesh damarët. Sipas ketij fakirit, po të vdese Edi Rama nesër, fshati i tij mbeti pa ujë. Pra këta nuk kane bythe të ngrihen fshatçe dhe ta bejne kryetarin e Bashkisë t'i vije bota vërdallë, por presin që të vije kryeministri t'u jape ujë. Por nuk është vetem faji i tyre. Është edhe Edi Rama qe e portretizon veten se "po vdiqa unë, do ju hajë.Saliu". Dhe natyrisht, ashtu si ka rrumpalla qe ndjekin Sali Komunistin nga mbrapa, ka edhe fakirë qe kujtojne se do permbyset bota po iku Edi Rama. Lexova qe pas vdekjes, policia është kujtuar per kete gjynahqaren dhe ka arrestuar dy vetë. Pra presioni i mediave e vuri ne punë policinë. Domethënë kemi shpresa qe kur të Ikin Saliu, Meta, dhe Rama, bota nuk do permbyset, dhe dielli nuk do shuhet. Enver Hoxha ka dekada qe ka vdekur, por fanatikët idiote i kemi akoma mes nesh, dhe ben vaki i shan dikujt Saliun, edhe nxjerr pistoletë dhe të vret, sepse i ke sharë Babën. Të pakten ata të Ilir Metes nuk e rruajne fare, ndersa ata të Ramës të thone vetem që "e ke shumë gabim." Ndryshim i madh, apo jo?

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henks

            Hordhia e ndyre e Saleh rrumpalles", Nuk i shtoj e nuk i heq asnje presje komentit tend. ????????????????

            Përgjigjjuni
      2. Q
        Qamil Dera

        Tragjedi sociale që vetë sistemi prodhon kudo e kurdoherë në mënyrë të përsëritur! Asnjë shërbim social publikë, edhe në vende shumë më të pasur ekonomikisht se Shqipërija, është në gjendje të parandalojë këto situata. Kur xhaxhi thoshte se në kapitalizëm njeriu shfrytëzohet nga njeriu ose se në sistemin kapitalist droga dhe degjenerimi përdoren për të hequr vëmendjen nga problemet e vërtetë të shoqërisë, të gjithë gajaseshim së qeshuri. Tani pijini lëngun vendit ashtu siç është katandisur.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mara

          Merreni me mend meshkujt shqiptare qe kane vajtur te kjo e mjere per t‘u relaksuar apo shfrenuar! Si s‘ju ha mortja e te zhdukeni si rrac primitive qe jeni se vetem per keq njiheni.

          Përgjigjjuni
          1. d
            demokrati

            Ndersa disa kafshe me dy kembe kane hale per macet, nje grua, nje nene e munguar ka nje fund mizor .Nuk eshte hera e pare qe ne Durres ka ngjarje te tilla.cila eshte detyra e pare e nje kryetari bashke?A ka emer tutori?Nuk dua te behem cinik por a nuk do ishte me normale qe ne vend te inteligjences artificisle, te ishim me kembe ne toke per mos ta lene Luljetat e tjera te kene kete fund te zi.Luljeta nuk duhet te jete nje numer…

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tan Rogozina

              Mjerimi po kap prej fyti shtresat ne nevoje.Qeveria numeron sukseset!!!!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje