
Gjykata e Durrës ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest me burg” për ish-gardistin Martin Nikolli dhe të vëllanë e tij, Alfred Nikolli. Vëllezërit Nikolli akuzohen për tre vepra penale, “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Ish-gardisti Martin Nikolli, paraditen e të dielës të kaluar u përfshi në një konflikt të dhunshëm për motive pronësie me familjarët e fisit Kaçi dhe dëmtoi me sende të forta disa persona duke përdorur dhe armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ishte në detyrë. Pas ngjarjes ai u përjashtua nga radhët e Gardës.
Sipas policisë në konflikt u përfshinë anëtarë të familjes Kaçi dhe familjes Nikolla fqinjë me njëri-tjetrin. Shkak mësohet se është bërë një rrugë që banorët e kane shtruar me lekët e tyre rreth 10 vite më parë si dhe disa rrethime të komshinjve që familja Nikolla kërkon t’i heqë.
Konflikti ka nisur në momentin që kryefamiljar i familjes Kaçi, po kalonte në rrugë, kur Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla i kane zënë rrugën dhe më pas kanë nisur ta qëllojnë. Me pas, janë afruar djemtë e të moshuarit dhe janë përfshirë në sherr me familjen Nikolla, anëtarët e së cilës i kanë goditur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete te tjera të forta.
Lini një Përgjigje