Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, arrestohet në SHBA avokati shqiptar, pranga dhe dy italianëve

1 Gusht 2023, 17:00Kronika TEMA

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim,

Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, dy shtetas italianë dhe një shqiptar janë vënë në pranga në Itali dhe SHBA.

Policia e Shtetit bën me dije se është arrestuar italiani Alesandro Locateli i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash. Ai ka kryer dy transferta nga Sllovenia në Shqipëri, në shumën 500 000 euro, të cilat e kanë burimin nga veprimtaria kriminale e këtij shetasi, në shtetin italian.

Po ashtu është arrestuar edhe italiani tjetër, Stefano Bottura i dënuar me 9 vite burg për mashtrim kompjuterik. Ky shtetas me anë të një skeme mashtrimi, ka krijuar në Shqipëri një kompani në të cilën ka kryer disa transanksione, ku shuma e parave të hedhura në karta, ka qenë më e madhe se shuma e blerjeve të kryera.

Ndërsa në SHBA është arrestuar ish-avokati shqiptar Elton Daka, i dënuar me 6 vite burg për veprën e mashtrimit.


Ky shtetas, duke ushtruar profesionin e tij si avokat, në vitin 2013, ka mashtruar dy shtetas të përfshirë në një aksident, të cilëve iu ka marrë vlera të konsiderueshme parash dhe nuk ua ka zgjidhur çështjen.

Lini një Përgjigje