Tentoi të grabiste një bankë dhe kërcënoi me thikë punonjësit e policisë, plagoset shqiptari në Greqi

1 Gusht 2023, 12:32Kronika TEMA

Tentoi të grabiste një bankë dhe kërcënoi me thikë

Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Palamidi në Colonos të Greqisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

Mësohet se i arrestuari po kurohet nën mbikëqyrje të policisë në spitalin Evangjelismo të Athinës.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, në një dyqan të Bankës në zonën e Omonias, një punonjës i Bankës ka aktivizuar alarmin për një grabitje.

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës në momentin e grabitjes së bashku me përgjegjësin e sigurisë së bankës, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja.

Menjëherë kanë mbërritur efektivët e policisë së ekipit të DI.AS, si dhe një makinë patrulluese e Veprimit të Menjëhershëm. Autori, tek i cili u gjet një shumë parash, ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie, njëri prej të cilëve në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Në vendngjarje po kalonte një autoambulancë private, e cila u ndalua nga policia për të marrë autorin, i cili u dërgua në G.N.A. Lajmërimi.

Një hetim paraprak po kryhet nga Nëndrejtoria e Ndjekjes së Krimeve kundër Jetës dhe Pronës”, thuhet në deklaratën e policisë greke.

4 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Corapekuqi birazerit "autochthonous " : jom krenor per ty,por mos e rruj hic,pas disa vitesh ne Malandhrino kur te dalesh (po dole) vatonin e kom bo Dubai me...noft Shpiragu! Kshq nuk do te nevojitesh me paret e buken e grekut.... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me Pune fitohet gjithcka..

      Bo Bo perseri Lajm Negativ ! Po shkoni mer derra dhe Punoni se sju gjene gje nga Puna...fundja edhe nese me pake Rroge por te pakten prane Families dhe te dashurve , se sa ne Burg si mijnte..

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pellazgu

        Kete e kane paguar greket qe gjoja te grabise banken per te na nxjerr nam te keq ne shqiptareve

        Përgjigjjuni
        1. J
          Janullaqosi

          O njerez, mos bini pre e moterqirave grekofone. Ky eshte nga minnoriteti me mbiemrin Zoto dhe emrin e babait Thoma. Greqirve ju intereson ta quajne shqiptar ne kete rast. Pederastet greqire, gjithnje do gjejne justifikim kur shkerdhehen ne bithe. Eshte minoritar hajduti.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje