Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëroi të martën sekuestrimin e kompanisë që operon kontratën e incineratorit të Tiranës, pasi njoftoi se hetimi paraprak ka zbuluar se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.
Sipas prokurorisë, nga hetimi “ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.”
“Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë po heton në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 143/3 dhe 25, 248, 260 të Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 287/ gërma “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragari 2 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimit, në lidhje me kontratën e koncesionit nr. 6597 prot, datë 31.08.2017 “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, lidhur mes Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k,, me kosto të investimit të parashikuar në kontratën koncesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH, ka rezultuar se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.
Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi.
Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit.
Bazuar në kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95, datë 28.07.2023, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë si më poshtë:
1.1. Personi juridik “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k., me Nipt L72031013B, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
1.2. Personi juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k., me Nipt L02302032C, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të tij.
1.3. Pasuria e paluajtshme në zotërim të shoqërisë “F.M.O.” sh.p.k, lloji pasurisë “njësi”, me sipërfaqe 611 m2, me adresë Durrës.
Me ekzekutimin e vendimit nr.95 datë 28.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është ngarkuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
sakte ! Plehera me koncension !???? eh mor Rame !!!!!!!!!!!!!!
Jemi në mbeshtetje të SPAKT::: Ku do që godet korrupsjoni e Edi Rames, Sali Berishes dhe ilir Metes. Por deri tani, ka goditur veç në krahun e Rames do shohim a do godasin Meten dhe Berishen.
me sa kemi degjuar ska icenerator, SPAK ka sekuestruar gropat e plehrave ?
me sa kemi degjuar ska icenerator, SPAK ka sekuestruar gropat e plehrave ?
Jo vetem gropen por dhe malin me plera te pa perpunuara qe eshte bere i dukshem tek varrezat ne Sharre. Nderkohe ne shqiptaret vazhdojme dhe paguajme per incenerim (djegie).
Sa shume ka vuajtur Spak qe me ne fund shkoi deri tek Inceneratori i Tiranes . Nuk i bente zemra loooool . Tani Lali Eri perfundon tek 7 penxheret , se ka bere shkelje qe edhe nje femije i kupton . Keshtu Spaku i Partise nuk e ndihmon dot. Bravo Arben Ahmetaj qe i diskretitoi keta hajdute te piste te inceneratoreve .
Ok o raimond maloqa, oo me pare do shofim lexhenden idhullin tend te vdesi te 7 penxheret edhe ishalla edhe ty, se diku e ke ngjyer gishtin qe ha mut kaq shume.
O Drin o idiot që uron vdekjen, vdekte Sala e Edi, o sufllaqe qe po te vjedhin të gjithë. Të rrojë partia
arben ahmetaj i kishte duart akullore me siguri hahahaha ,ketyre eshte tjua qish ropt majtas djathtas pa perjashtim ....
Bllokimi i tyre eshte nji veprim Sabotimi i Pastrimit te Shqiperise dhe ky eshte nji Veprim Penal , qe Shteti Qebverria duhet ta Denoje sipas Ligjeve Shqiptare per Sabotim me qellim mosFunskionimin e Mbrojtjes se Ambjentit . Ky bllokim i ber nga Spak eshte i Denueshme dhe antishqiptare
po bllokimi thua mer pallë se nuk është hapur as gropa akoma jo më të funksionojë
Komunist Gjelash , o psikopatet e temes , eshte fjala pe ate te fierit e elbasanit o te semure mendor qe ju kan qit trut ca kafshe politike
trap a di të lexosh ?? djegësi i Tiranes thotë lajmi në titull
O karabush, mos i fut hundet ku nuk merr vesh ! Puna do vazhdoje nen administrimin e SHTETIT. Po helbete Shqiptaret jane gjitholloge!
Kar komplet
Tani ky djegësi i Tiranes është në ajer apo i ndertuar fizikisht?? lali fiku s'di gjë besoj!!
Plani SPAK eshte te denoj 95% te PS ne menyre qe ti japi fitoren Berishes dhe Metes ne 2025. Me kete te sotmen iku Veliaj, nderkoh pritet dhe arrestimi Rames dhe cdo gje eshte gati qe dyshja SB dhe IM te rikthehen ne pushtet ne 2025. Kjo eshte skema qe po perdor SPAK si nje ekstremiste berishiste. Mos prisni te hetoj apo arrestoj asnje nga PD LSI, dhe nese ben ndonje hetim per keto, do e beje sa per te thene dhe do e mbylli me argumentin se ska prova. Keni per te pare po nuk ndodhi keshtu
Merr ilaçet shoku se tifozlleku osht semundje e rende. Te ben te dukesh si kar para te tjereve. Spaku priti 5 vjet per te bere ate qe duhej bere kohe me pare . Dhe pergjegjesit duhet te shkojne ne burg. Pastaj kush vjen Sala , iliri, apo Spiropali , kte e vendosin votuesit e lire. Mjaft me me idene se po Vdiç shoku ENVER ska me jete, se late nam.
Per saktessi: ne vitin 2025 eshte projektuar te vije ne pushtet Lulzim Basha, "i denuar per t'u bere kryeminister".
Po nese edhe gjykata do te vendose se ka korupsion dhe vepra penale ti si mendon se nuk duhen denuar? Pra perkrah hajdutet? I bie qe te jesh edhe vete. Nese nuk je, atehere je thjesht budalla.
po lali fikun pse nuk e mer spaku te pandehur akoma???? keto 128 mil euro punime te pa kryera pse nuk i pa bashkia tiran???? lal fiku deri dje fliste publikisht qe investimet shoqeria i ka kryer sipas afateve te percaktuara???? pse spaku nuk heton????
Ndertimi Inceneratoreve eshte bere nga Ministria e Mjedisit. Kur mbaron, Bashkia e Tiranes con mbetje me cmimin $ 29/Ton. Aty mund te coje cilido plehra , vec Bashkise, edhe nje nderrmarje , por cmimi i tyre do vendoset midis privatit dhe nderrmarrjes qe do coje plehrat.
Perc Bashkia Tirane i paguante Mirelit dhe Klodianit 29 euro/ton, per djegien e mbeturinave. po nese nuk te kane plasur syte atje nuk ka djeges( incenerator), po eshte fushe depozitimi , qe cmimi per depozitim eshte 12euro/ton . Pra Erioni i Ajoles ju ka vjedhe qytetareve te Tiranes 17 euro/ton. Meqense bashkia tirane paguan mesatarisht ne dite 80.000 euro te mireli dhe koldiani , i bie qe erioni i ajoles ka vjedhur perdite qytetit 46.000 euro. ose ne vit 17.000.000 euro. pa llogaritut kostot e ndertimit te inceneratorit qe nuk egziston. Duhet ta kesh shume te larte nivelin e legenizmit ne gjak, ose duhet te jesh komplet RK qe te mundohesh te mbrosh kete lloj grabitje.
Wow! Nje Klodian ben kerdine si nje ari qe futet ne nje supermarket me qelqurina. Lopa per qumesht duket nga koka s'ka nevoje te ushqesh me muaj e muaj,me shprese se do te te marresh dicka.
Lali duhet te shkoje vete te refehet se deri tani na ka care trapin me pemet qe mbjell
O komentusa te trashe , dini ti bëni analiz këtij veprimi te SPAKUT , mos e deklaroni veten kaq te trashë, ktu nuk ka asnjë lidhje me Ramen dhe Veliajn apo mr PS , SPAKU është zgjuar nga gjumi dhe me keto veprimet e kohëve te fundit po e le Berishën dhe Metën 24 /24 orë pa gjumë dhe me lepurin ne bark
dmth këta që jane ne burg i kane rras mrena me i fut frikën likes dhe doktorit??
Patronazhist i Foltores dhe i Ali Babe Floririt me 40 Hajdute! Jo me i futë frikën por se i ka ardhur rradha Berisesh dhe Metës të japin llogari para drejtesise
O komentues i holle. E ke gabim jane te gjithe keta legenat pa gjume me kuc e mac.
O Tirona , ti po qenke i zgjuar. Inceneratoret skane lidhje as me Erionin as me Ramen apo Ahmetajn , biles siç thua ti as me PS -ne . Bravo te qofte qe e padke kuptuar se ato i ka bere SALIU . Te rrofte mendja !
Po lepuri fle diku tjeter,nuk është vështire te kuptohet.Keta kane lidhje me qeverine e shokut Edi,ska se si shpjegohet ndryshe … Dhe shoku Edi na mban leksione per drejtesine ????
Flake kashte, show. Nuk ka asgje.Kontratat jane bere me personat reale dhe jo kush fshihen mbas tyre. Gjithshka eshte bere ligjore. Prisni mos i bien allatet dashit. Po doli te peshtyje dhendri i Saliut ne TV cdo gje eshte ne rregull.
Hajde tifozllëk hajde!
O Lali ca strategjie do perdoresh tani? Se i ke konsumu te gjitha, deri edhe tek kercenimi gazetareve. Nuk blihet cdo gje me leje pallatesh o tutkun berati
Spak eshte ngritur per te shpetuar berisge krimibelin dge hajdutin liri.Mire ja bene te gjatit ja futen kriminelet.Gjija reforme be drejtesi .Ajo ishte si te shpetohej non grata sali .Tedy hajdutet e pasurise te shqipetareve vecanrisht vjexhesit e floririt ne krabe nuk ju hyn gjembne kembe le ta ngjeshin brenda edhe ramen se vete e kerkoi por e hengrine bytbe nga kriminelet sale e liri.
Une them se per Mjedisin, perfshi edhe perpunimin e mbeturinave Shqiperia s’ka bere asgje! Turp! Ministria perkatese duhet te kerkoje fonde pa humbur as edhe nje minut e te veje ne funksion industrine e perpunimit te plehrave.
Klodianka, mirelka, arbenka, erionka e kompani janë laviret e mëhallës, por tutoria është ajo... kurva me brekushe,truri dhe mendja rilindjote, Edvinka, zarba e fshatit që bërtet dhe ulëret se është e virgjër! Brovo spak-ut edhe pse i njëanshëm!.
Per shume nga komentuesit qe vazhdojne te mbrojne hajdutet ne qeverri me friken se mos vije Saliu ne pushtet shkon llogjika: me mire te na vjedhe e q**e Rama se Saliu. Kur ne fakt duhen zhdukur te dy nga faqja e dheut. Zgjohuni!
Kështu bënë me firmat horrat e Salës, vodhën paratë e shqiptarëve dhe vetë u pasuruan, ndërtuan në Lalëz, futën në burg ca dhe as nuk u kthye gjë ndonëse marrëveshjet ishin individuale të bëra nga vetë njerëzit me mburrjet që bënte Berisha. Tani do ndërpritet puna me plehrat? Ky SPAK-u, po punon apo bën show? Që Sala e likja të fërkojnë barkun nga Lalzi?
O mero mire qe u kujtove me shkrua kete vjedhje te shekullit mos i sherbe me qeveris se eshte turp per ty
mero te leshon sapo te ka leshuar sulltani ,ca e di meron ti hahahaha
More po ku jane ata bisnesmenet e plehrave .Dikur keta bisnesmene kerkonin plehra nga Italia sepse nuk I dilnin pleherat e Shqiperise.Po digjini more pleherat se i keni kudo qe ju marrin frymen dhe nuk e ndjeni .Trimat e xha Jahos qe u muaret me nje statue dhe e kujtoni rrezimin e saj si nje trimeri te madhe dhe s'keni bythe te merreni as me Salen as me Edin shallvarexhiun as me Lulken mbi mure por na derdellisni tere diten si ato plakat e sokakeve
Po me derdellisjen ç'pate xhanem, çte keqe te beri derdellisja.
Sekuestrimi PREVENTIV nuk ndërpret grumbullimin dhe trajtimin e plehrave.Në Tiranë djegësin do e ndërtonte privati.Me djegës e pa djegës, bashkia paguan 29 € për ton për pastrimin e qytetit.Kompanitë private kanë vjedhur shtetin me raportimin e punëve fiktive në Elbasan dhe Fier, apo me tvsh në Tiranë, përgjegjësit të dalin para ligjit.
Tani i doli punè injorances, te bejè prokurorine dhe gjykaten, sepse ky vend, as ka pasur as do tè kete ndonjehere drejtesi...asgje nuk funksionon...kryeministri thote" ka rrènè zjarr" dhe pret qè mender drejtesia tè denoje zjarvensit....
SPAK të nxjerrë urdhër arrestet për gjithë zinxhirin politik që ka firmosur dhe ujdisur këtë aferë korruptive dhe mashtruese që ka vjedhur paratë e tajsapaguesve. Mistrat e linjës dhe Kryeministri duhet të prangosen të parët për krim ekonomik dhe mashtrim.
Lali fiku kujdes sapunin ne burg tani. Rame skizofreni do leshonte edhe gruan, vetem ti shpetoje burgut!
"Mirditori plak" fisin ku ta kesh o malok i lene nga trute po ai krimineli tend s.b qe ka vjedhur dhe ka vrare nuk ka faj? Yt te qifte kina dhe India robte ku ti kesh.
Mos SPAK, ja pret burimin Erojon Veliajt. Sikur t'i prisni edhe ditet ne krye te bashkise sepse 1 dite aktivitet ne bashki mund te denohet me 15 vite burg. Aq korrupsion dhe tradheti bejme ndaj popullit te thjeshte.