Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, policia kontrollon banesën e Goxhajt

31 Korrik 2023, 16:40Kronika TEMA

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, policia kontrollon

Pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së me qëllim ekstradimin, policia e Tiranës ka zhvilluar një kontroll fizik në banesën e tij.


Ndaj Dritan Goxhajt është caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

3 Komente

  1. E
    Erdogan

    Cfare te duhej o Mavri qe declaroje qe Ukrahina ka humbur nga lufta pjesen lindore "Te Saj" Ruse per qindra vjet. "Shteti" Arnaute i ka ulur me shume pantallonat kunder Historise,Politizmoit (Culture "shqip"),Traditave (tradition) dhe Interesave te Saj. Kjo eshte pasoja e ndarjes se Epirit ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Zoti te vendose "Doren e Tij".

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Clidhje kane greket me kete ceshtje?!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Aron

      Interesante, keta te Gjykates Speciale po arrestojne dhe burgosin ata njerez te UCK'se qe kane mbajtur ose poste publike, ose jane persona publik qe flasin hapur. Me aq sa po kuptoj kjo eshte me teper per te mos lejuar me te mbahen fryma te tilla gjalle, sepse per krime sic pretendojne se kane bere.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje