E rëndë në Durrës: Gjendet poshtë Urës së Dajlanit trupi i pajetë i një vajze të re

2 Gusht 2023, 12:01Kronika TEMA
E rëndë në Durrës: Gjendet poshtë Urës së

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, aty ku është gjetur trupi i pajetë i një vajze.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është gjetur poshtë Urës së Dajlanit, nga kalimtarë që kanë njoftuar menjëherë policinë.

Viktima është rreth 20-30 vjeçe. 

"Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", bën me dije policia e Durrësit.

Lini një Përgjigje