U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident 27-vjeçarja në Skoci

1 Gusht 2023, 19:15Kronika TEMA
U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident

Autoritetet skoceze kanë ngritur një hetim për vrasje pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël Falkirk. 

Amy Rose Wilson, 27-vjeçe humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson u plagos, pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua.

Ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi sepse po ndiqej nga një makinë tjetër e cila e ka detyruar të dalë nga rruga. 

The Sun shkruan se çifti mund të jetë kërcënuar nga një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës. Sipas mediave, dyshohet se të rinjtë u kishin para borxh bandës së shqiptarëve.

Pak javë para aksidentit fatal, ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor, madje kishin filmuar momentin. 

Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen.

1 Komente

  1. A
    Albanian

    Kujt i sherben ky lajm i paverifikuar !!! Pse duhet me akuzuar veten si shqiptare ne kete rast? Ai qe e ka botuar e di mire kete pune.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje